Flet Bora Zemani pasi i zuri vendin Ilda Bejlerit: Jemi akoma mikesha

Vetëm një ditë më parë në mediat online qarkulloi lajmi se prezantuesja Bora Zemani së shpejti do të jetë fytyra e re e emisionit ‘Bar Sport Skedina’ duke nxitur thashethemet se ajo i ka zënë vendin Ilda Bejlerit, e cila e drejton këtë emision prej disa vitesh.

Por gjërat duket se nuk janë ekzaktësisht kështu dhe këtë e ka sqaruar vetë Bora. E pyetur nga ‘Xing.al’ Zemani është shprehur se është e vërtetë se ajo do të jetë drejtuesja e re e ‘Bar Sport Skedina’, por kjo s’do të thotë aspak se ajo i ka zënë vendin mikeshës së saj, Ildës.

‘Unë do të bëj ‘Bar Sport Skedinën’, kurse Ilda do të drejtojë emisionin e darkës ‘Zona Gol’. Pra jemi akoma mikesha, nuk i kam zënë vendin.’- është shprehur Zemani për ‘Xing.al’.

Komentet

Add new comment