Kivanc Tatlitug i shpëton për mrekulli një incidenti në anije

Kıvanç Tatlıtuğ i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që për pak i ka kushtuar jetën. Menjëherë pasi përfundoi me sukses serialin “Gezur ve Gusel”, aktori i njohur nisi turin me jaht ‘blue tour’, së bashku me bashkëshorten, Başak Dizer, gjatë të cilit nuk u ka shpëtuar paparacëve.

Mediat turke shkruajnë se pak ditë më parë, në ‘Turgutreis Marina’, ndërsa ka qenë duke hedhur disa bagazhe në anijen e një miku të tij, Tatlıtug ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku me kapitetin. I zënë në panik, Tatlıtug ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut. I tronditur, pak minuta më vonë, Kivanc është kthyer sërish në anije për të bërë edhe një pushim të shkurtër para kthimit.

Me gjithë rreziqet, tashmë, Tatlıtug dhe bashkëshortja e tij, Başak Dizer, i kanë mbyllur pushimet disajavore mbi anije. Pasi u kthyen në Stamboll, çifti u fotografuan duke bërë shopping. Duart nuk ia lëshuan për asnjë moment njëri-tjetrit, por nuk nguruan as t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nëse do të bëhen prindër, aktori u përgjigj: “Sigurisht që e duam… pse u martuam? Qëllimi është të kemi fëmijë.” Ndërsa duke shpjeguar projektin e ri të Hollywood-it për të cilin po përflitet në mediat turke, Tatlıtug tha se në muajin janar do të fillojë xhirimet për një film në të cilin ai do të luajë një karakter mjaft interesant.

Komentet

Add new comment