Prapaskena/ Pse u përplasën Sajmiri i Stopit me Jolezën (Video)

Gjërat po shkojnë keq e më keq mes të famshmes Joleza, ish kryetare e FRESSH dhe drejtuesit të “STOP”, Sajmir Kodra. Gazetari i emisionit investigativ ka thënë dje se do ta çojë në gjykatë ish freshisten për vjedhje të fondeve publike. “STOP” publikoi mbrëmë një fakt të rëndë sipas të cilit kur Koka ka qenë e punësuar si Këshilltare Në ministrinë e mirqenies sociale, ajo ka përfituar nga një punësim fiktiv sepse ajo nuk është paraqitur asnjë ditë në punë.

Pra ngjarja është e rëndë, njësoj si ajo që dogji kandidatin presidencial francez Fancois Fillon, ose si skemet e njohura të financimit të partive përmes rrogave fiktive që paguhen në shtet. Emisioni dukej i kopsitur mirë dhe i shoqëruar edhe me dëshmi të punonjësve që pohonin se nuk e kishin ndeshur kurrë Jozelën në atë institucion.

Por aq sa duket një investigim në shërbim të interest publik dhe të taksapaguesve shqiptarë, po aq hakmarrja ndaj Jolezës, që me kohë është shndërruar në target të mediave, mund të ngjajë edhe si një shantazh. Sepse për të arritur tek emisioni i mbrëmshëm ka edhe një histori. Dy ditë më parë ish-kryetarja e FRESSH-it ishte përfshirë në një sherr me drejtuesit e STOP, duke i akuzuar ata si misogjin. Dhe për këtë ajo ishte nisur nga mënyrë se si Sajmir Kodra i djejtohej dy velinave të emisionit me fjalët kafshë duke i trajtuar ato si dy copa mishi që nuk njohnin as peshën e fjalëve të shqipes. Joleza e ripostoi në Facebook videon me këto fjalë të rënda (video poshtë) të cilën Klan e kishte zhdukur nga Youtube. Dhe aty vërtet shihen shprehje skandaloze dhe fraza që do ti bënin të rënqetheshin të gjitha gratë dhe vajzat e këtij vendi.

Prandaj pyetja shtrohet nëse investigimi i djeshëm ndaj Jolezës është një hap në drejtim të interesit publik? A është ai i nisur nga shqetësimi real i abuzimit me fondet, apo është një hakmarrje kundër dikujt që mori guzimin të nxjerrë të palarat e emisionit STOP në Klan? (Lapsi.al)

Video: 

Komentet

Comments

po si nuk ngrite nje here pyetje qe vertet te na mundojne edhe ne more diteziu andi bushati...po qenka me rendesishme arsyeja qe i beri ata te investigojne, apo skandali i tmerrshem qe ndodh tash sa vite ne minstrine e mashtrimit qe kur aty ish lali eri mashtruesi....te paguhet me nje page te majme nje person qe jo qe nuk e justifikon ate page,por nuk shkon fare ne ate pune...dhe kjo eshte mashtrm dhe vjedhje ne bashkepunim jo vetem me ate leshgjatn,partner te saj,por edhe me ish ministrat e rilindjes deri me sot.....nga hundet u dalshin dhe ilace iu befshin parate nga taksat tona.

Andi e le te mjegullt se kush nisi i pari? Sipas informatave ishte Joleza e para qe shkroi dhe botoi videon dhe pastaj si gjithmone hakmeret me TV Klan i shume shituri Saimir qe bredh koder me koder! Keshtu te duam Samir fshikull ne duart e Berishes dhe Mafias!

Add new comment