Olta Xhaçka ironi me kolegen Ogerta Manastirliu për ikjet e zërit

Momenti kur Ogerta Manastirliut i iku zëri dhe iu desh një gotë ujë për të vazhduar fjalën e parë si Ministre e Shëndetësisë bëri xhiron e rrjetit. Emocionet e mundën ministren e re që në rininë e saj dukej më e çlirët. Aq u desh për të shkaktuar humor dhe gallatë në rrjetet sociale. Duhet thënë se nuk pritej ndonjë gafë nga Olta Xhaçka gjatë prezantimit si Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. E sprovuar para kamerave, Xhaçka jo vetëm nuk bëri ndonjë të pabërë, por madje ironizoi kolegen e saj të re, që e humbi fillin para Edi Ramës.

“Duhet ta pranoj që ky prezantim nuk vjen pa emocion tek unë, kështu që, ndoshta edhe vibracionet e zërit duhet të m’i mirëkuptoni” ishin fjalët e para të Olta Xhaçkës në prezantimin si minister të shoqëruara me një buzëqeshje për Ogerta Manastirliun.(Lapsi.al)

Komentet

Add new comment