FOTO/ Akademia e Shkencave hap dyert për librin e ri të deputetit “Kaubojs”

Sapo përfundoi një video humoristike përballë parlamentit, ku imiton kryeministrin Edi Rama duke vënë gjoba, Eduart Ndocaj, apo siç njihet ndryshe “deputeti kaubojs” kaloi pak metra më tej, te Akademia e Shkencave.

Aty e prisnin për inaugurimin e librit të tij “My life”. Pikërisht aty, në Akademinë e Shkencave. Për deputetin, që ia qëllon ndonjëherë të shkruajë statuse pa gabime në Facebook, u hapën dyert e Akademisë së Shkencave, për promovimin e librit “My life”.

Dhe Edi Rama gjeti rastin të hakmerrej dje në intervistën që dha tek Ilva Tare, kur e ironizoi duke thënë se vetëm “kaubojsi” dhe Bill Klinton kanë bërë libër me këtë titull.

Komentet

Comments

nja dy here e kam degjuar ne parlament,po nuk dinte me lexu shqip,e ta ftosh ne akademine e shkencave booo ......

Shkencetaret qe kane kaluar nder vite neper ate tempull te shkences duhet te ndjehen shume keq kur mesojne se Akademia a tyre ka pranuar te prezantoje librit te nje personazhi kaq grotesk.

Turp i madh per shoqerine shqiptare ku ka perfunduar, ne nje batak llumi dhe injorance te pashoqe. Nje analfabet funksional te promovoj librin e tij ne Tempullin e Dijes dhe Kultures Shqiptare. Naimi dhe rilindasit e tjere po perpeliten ne varre.

Se mos "kaubojsi" tjeter, piktor, ka ndonje nivel me te larte "shkencor" !

Fatkeqesisht ky Pinxho Kapella eshte pasqyrimi i shoqerise bashkekohore shqiptare!

Kjo është Akademia jone e Shkencave pse çuditeni , këtu ka arrit Shqipëria ....

mire qe je budalla qe shkruan libra, po je dhe debil qe i cone te akademia.

Add new comment