Shqipëria në flakë, Rama loz me Zahon kalaqafë

Zjarret kanë ndezur Shqipërinë këtë gusht si rrallëherë, por flakët nëpër male nuk ia ndërpresin dot pushimet Edi Ramës. Në foton që postoi sot në Instagram, Rama doli duke mbajtur djalin e tij të vogël, Zahon përmbi krye.

Atyre që i kërkuan të mbledhë qeverinë për situatën emergjente të zjarreve, i ka çuar një mesazh me numrin 73 në bluzën e tij. Në parlament i 74-i është vetë.

Numrat dalin e teprojnë që t’ia heqin si me magji kokëçarjet këtyre ditëve çlodhëse në Dhërmi. Me siguri kryeministri do të ketë pasur nevojë për pak relaks pranë familjes, pas një fushate të gjatë e të lodhshme.

Me flakët po merren ushtarët me lopata dhe ndonjë avion që na jep borxh Greqia. Një shi i mirë në mes të gushtit do ta zgjidhte këtë situatë më mirë se 100 mbledhje qeverie. Ndaj sytë e shqiptarëve nuk janë vetëm tek gallatat që poston kryeministri në Instagram dhe Facebook, por edhe nga qielli./Lapsi.al

Komentet

Comments

Zaho-n e ke flori , por vete je ... (sje gjo)

mos e digjni shqiperine thjeshte fare.ne greqi ne nje fshat doli i gjithe fshati per ta fik.... ne shqiperii bejne zjarrit self.ja dergojne jeta o qef

Add new comment