FOTO/ 20 ngjarjet që tronditën botën në vitin 2016

Viti 2016 do të mbahet mend për një sërë ngjarjesh të cilat kanë tronditur mbarë opinionin.

Kryesisht kriza e refugjatëve, lufta e Sirisë dhe sulmet terroriste kanë qenë ato që kanë karakterizuar vitin që po lëmë pas. Në vazhdim ju sjellim përmes fotove disa nga ngjarjet që pushtuan ballinat e medieve kryesore në botë.

1. 8 janar 2016- Pjesëtarët e ushtrisë meksikane duke përcjellë bosin e drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, deri te një helikopter për t’u transportuar në një burg të sigurisë në Mexico City. Bosi më i kërkuar i drogës në botë u kap për herë të tretë gjatë një bastisjeje të guximshme nga marina meksikane, gjashtë muaj pasi ai ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli.

2. 18 janar 2016- Emigrantët ecin nëpër një stuhi bore përmes një lumi të ngrirë pas kalimit të kufirit nga Maqedonia në Serbi, në afërsi të fshatit Miratovc, Serbi.

3. 26 janar 2016- Daniele Ferreira dos Santos duke pastruar djalin e saj, Juan Pedro, i cili ka lindur me mikrocefalia, jashtë shtëpisë së saj në Recife, Brazil,. Mijëra fëmijë në Amerikën Qendrore dhe Jugore janë prekur nga virusi Zika i cili paraqet kërcënimin më të madh për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre.

4. 14 mars 2016- Në foton e fotografit Joseph Eid të realizuar më 14 mars 2016, shihet si ishte tempulli i Palmirës para pushtimit nga Shteti Islamik dhe ajo çka mbeti nga po i njëjti tempull në Siri.

5. 22 mars 2016- Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës.
Të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport, 20 në stacionet e metrove, dhe mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimet kanë ndodhur katër ditë pas arrestimit në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

6. 16 maj 2016- Policia ndërhyri brutalisht duke dhunuar protestuesit që ishin mbledhur për të kërkuar reformën zgjedhore një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, në qendër të Nairobit, Kenia,. Opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Raila Odinga, e akuzoi Komisionin Zgjedhor se përkrahte presidentin në pushtet, Uhuru Kenyatta.

7. 12 qershor 2016- 50 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një person ka hapur zjarr brenda një klubi nate për homoseksualët në Orlando të shtetit federal amerikan, Florida. Sulmuesi ka qëndruar disa orë brenda klubit, “Pulse”, ku ka mbajtur disa persona peng. Në fund të masakrës ai është vetëvrarë.

8. 29 qershor 2016- Pasagjerët përqafojnë njëri-tjetrin, jashtë aeroportit Ataturk të Stambollit, pas evakuimit të tyre nga aeroporti ndërkombëtar, ku nga një shpërthim ishin vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.

9. 4 korrik 2016- Franca ka përjetuar sulmin e tretë terrorist brenda dy vitesh, kur një kamion hyri me shpejtësi në turmën që ishte mbledhur për të shikuar një shfaqje me fishekzjarre të organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastisjes. Sulmi në Nicë u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 150 të tjerë.

10. 12 korrik 2016- Aksidenti mes dy trenave mes Andrias dhe Coratos në Puglia. 23 viktima dhe 50 të plagosur.

11. 13 korrik 2016- David Cameron dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi që Britania e Madhe votoi me anë të referendumit t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind e britanikëve, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.

12. 16 korrik 2016- Ushtarët turq sigurojnë zonën në Sheshin Taksim të Stambollit, ku mbështetësit e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ishin tubuar për t’i ofruar mbështetje atij pas grushtshtetit të mbetur në tentativë nga një grup brenda ushtrisë turke.

13. 22 korrik 2016- Njerëzit të shokuar braktisin qendrën Olympia në Mynih, Gjermaninë jugore, ku një person i armatosur kishte vrarë nëntë persona.

14. 17 gusht 2016- Fotoja e 5-vjeçarit sirian Omran Daqneesh, ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Omran në fytyrën e tij ka të skalitur tmerret dhe vuajtjet e popullit sirian, për shkak të bombardimeve të shumta që ndodhin atje.

Fotoja e vogëlushit ka bërë xhiron e botës. Ai qëndron i ulur në pjesën e pasme të një ambulance, i mbuluar me gjak dhe me pluhur. Omran dhe familja e tij u nxorën nga rrënojat, që dikur ishte shtëpia e tyre, pas një sulmi ajror në Aleppo, Siri.

15. 29 gusht 2016- Emigrantët, shumica tyre nga Eritrea, hidhen në ujë nga një anije prej druri e mbushur me njerëz, pasi ata ishin ndihmuar nga anëtarët e një OJQ-je, gjatë një operacion-shpëtimi në detin Mesdhe, rreth 13 milje në veri të Sabrathas, Libi,. Mijëra emigrantë u shpëtuan nga më shumë se 20 anije nga anëtarët e “Proactiva Open Arms” para se të transferoheshin tek roja bregdetare italiane.

16. 27 tetor 2016- Një familje e pikëlluar qëndron pranë varrit të një anëtari të familjes së tyre në një varrezë të dëmtuar nga ekstremistët e Shtetit Islamik në Qayara, rreth 31 milje (50 km) në jug të Mosulit, në Irak. Kur ISIS-i pushtoi Qayaran më shumë se dy vjet më parë, grupi ekstremist filloi shkatërrimin e pllakave përkujtimore në varrezën lokale, duke u thënë banorëve që janë të ndaluara për shkak se ato nuk kanë ekzistuar në kohën e profetit.

17. 30 tetor 2016- Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.6 goditi Italinë qendrore. 247 persona humbën jetën dhe mbi 360 veta kanë mbetur të plagosur. Qendra amerikane e kërkimeve gjeologjike tha se tërmeti e kishte epiqendrën rreth 10 kilometra në juglindje të qytezës së Norcias, në zonën e Umbrias.

18. 15 dhjetor 2016- Të paktën 44.000 civilë dhe kryengritës e kanë braktisur Alepon nga fillimi i evakuimit. Ushtria siriane e ka rimarrë kontrollin e plotë të Alepos, pas evakuimit të grupit të fundit të rebelëve. Në një deklaratë, ushtria tha se kishte “kthyer sigurinë në Alepo” dhe e quajti këtë një “goditje dërrmuese” për rebelët.

19. 19 dhjetor 2016- Ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, është vrarë në një atentat ndërsa po merrte pjesë në ekspozitë pikture në Ankara, njoftojnë burime mediatike. Ai është qëlluar nga një person që u paraqit si punonjës policie. “Allahu Ekber” si dhe “Mos harroni Alepon” ishin thirrjet e atentatorit, i cili qëlloi nga mbrapa ambasadorin në momentin që ai po dilte në podium për të mbajtur një fjalim.

20. 19 dhjetor 2016- Tronditje botërore pas mësymjes së një kamioni në një treg krishtlindjesh në Berlin, ku si pasojë mbetën të vdekur 12 persona dhe 48 të tjerë të plagosur. Autori i sulmit me kamion në Berlin, tuniziani Anis Amri, 24 vjeç, me gjasë refugjat i ardhur në Gjermani kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, por disa ditë pas ngjarjes u vra gjatë një kontrolli të policisë në Milano./ZERI/

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.