“Sfungjeri” i ri që është 10 herë më i fortë se çeliku 

Një material i ri i sapo zbuluar është shumë më i lehtë dhe 10 herë më i fortë se çeliku.

Materiali i ri e merr forcën e mahnitshme nga konfigurimi i tij unik gjeometrik. Ky super material është i përbërë nga grimca grafeni të shtypura të cilat ngjasojnë me formën e rrjetës. Studiuesit thonë se dendësia është vetëm 5 përqind e grafenit të zakonshëm por sekreti nuk qëndron tek atomet e përdorura por tek mënyra se si këto atome janë lidhur.

Markus Buehler, shkencëtar materialesh në Universitetin Teknologjik të Massachusettsit thotë se ky material mund të zëvendësojë pothuajse çdo gjë dhe se gjeometria është faktor dominant në zbulime të tilla. Gjeometria ka potencialin të transformojë strukturën e shumë materialeve.

Sfida e shkencëtarëve tani është të gjejnë mënyrën se si ta prodhojnë këtë material masivisht pasi teknika për ta krijuar atë nuk zbatohet pa makineritë e veçanta e të rralla.

Mendohet se ky material në të ardhmen do të gjendet në ura gjigande të cilat do të jenë shumë të forta, të lehta dhe të izoluara nga nxehtësia apo i ftohti, një problem pa zgjidhje për momentin nga shkencëtarët për shkak të strukturës së materialit që lejon kalimin e ajrit. 

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.