Debati/ Shamia e muslimaneve përplas “New York Times” me “Le monde”

Një vendimi i gjykatës europiane për mbajtjen ose jo të shamisë në mjediset e punës ka përplasur me dy qëndrime të kundërta editoriale gazetat e mëdha New York Times (ShBA) dhe Le Monde (FR). Gjykata e vendosur në Luksemburg mori në 14 mars dy vendime që do të lenë shenjë në historinë e jurisprudencës.

Ajo vendosi që një ndërmarrje ka të drejtë t’i pengojë punonjësit e saj të mbajnë shenja të dukshme të përkatësisë fetare gjatë orarit të punës. Ky vendim që lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e shamisë nga gratë muslimane u nis nga disa raste që kanë ngjallur një debat të madh në public. Në Belgjikë një recepsioniste u pushua nga puna sepse ajo i tha shefit të saj se do të mbante shaminë gjatë orarit të punës. Po kështu në Francë një informaticiene me shami u largua nga posti i saj pasi një klient u ankua për shenjën e dallueshme fetare që ajo mbante.

Mirëpo pas këtij vendimi New York Times shkrimin e të cilir Lapsi.al e lexoi, nuk ngruroi të shprehte gjithë kritikat e tij për këtë vendim. Duke theksuar se ai ishte një vendim që merrej në sfondin e zhvillimit të “ndjenjave antimuslimane” dhe me frikën e zgjedhjeve ku ekstremistët e djathtë po ngrihen, gazeta e New York theksonte se këto vendime japin mesazhin e gabuar dhe se ato konfirmojnë tezat e nacionalistëve.

Por menjëherë ka qenë reagimi i gazetës sekulare Le monde. “Na falni të nderuar kolegë por është krejtësisht e kundërta, sepse ata që duan ti fryjnë ndenjave antimuslimane përfitojnë më shumë nga situatat e paqarta” (Perkthimi Lapsi.al) shkruante e përditshmja pariziane. Sipas saj ky vendim ishte i dobishëm sepse ai i jepte të drejtë ndërmarrjeve të vendosnin për kodin e veshjes së punonjëve të tyre duke i imponuar atyre një neutralitet në veshje që nuk është diskriminues. Kjo sipas Le Monde ruante edhe neutralitetin e ndërmarjes karshi klientëve të saj shkruante gazeta që përpiqej të demontonte homologët e vet amerikane. (Lapsi.al)

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Comments

Pse veshja e femrave myslimane që zgjedhin të mbulohen (ka edhe nga ato që nuk e bëjnë këtë zgjedhje) qenka e ndryshme nga ajo e murgeshave katolike? Kjo është thjesht lufta që elitat sataniste po përpiqen në dështim të gatuajnë

Po sikur nje kompani te heqe nga puna nje femer sepse nuk vishet seksi? A eshte diskriminues? 

Eshte hipokrizi te besh replike legjislature si Le Mond, me racizem e ksenofobi te hapur. Turp.  

Mr. Robot Murgeshat nuk punojne ne ndermarrje private por ne institucione kishtare. Ketu behet fjale per ndermarrje private ose jo apo edhe per institucione laike ku duhet te kete nje etike te caktuar ne veshje dhe paraqitje. Me kete rast privohen nga nje veshje e detyruar mjaft gra te besimit musliman si edhe shpetohen nga diskriminimi ose nga dallimi ne shoqeri ku duken si delja e zeze mes te bardhave. Gjithe ky ashpersim i masave ne shoqerite perendimore eshte rrjedhoje e sulmit te gjithanshem qe terrorizmi me burim islamik po ben ndaj kultures Evropiane ne teresi dhe trashegimise se saj te Krishtere ne vecanti. Eshte shume mendjeshkurter kush nuk kupton se ky eshte nje sulm apo ashtu sic e quajne muslimanet nje xhihad ndaj Krishterimit evropian. Shoqerite muslimane te vendeve arabe te rena ne dekadence dhe luftra sektare mundohen qe gjithe te keqiat tua hedhin Evropianeve te krishtere(te pafe sipas tyre) nderkohe qe shkak i gjendjes se tyre eshte dogma Kuranore qe i ka mberthyer keto vende ne vargonjte e injorances,pabesise dhe intolerances.

Akil* nuk mjafton nje koment per ti ndryshuar ideologjine nje kukudhi.Ti mire e ke po hajd ta kuptojne kto.

@Akili. Ligji percakton diskriminim fetar, gje qe eshte ndesh me vlerat evropjane dhe ato njerzore me te cilat bota ka rene dakort. Institucjoni laik nenkupton pavarsi fetare nuk nenkupton diskriminim fetar.  Dil prej kesaj llogjike te shemtuar, nuk ka detyrim ne mbajtje te shamise, po te kesh dhe sado pake te besh me myslyman te kulturave dhe rracave te ndryshme do ta kuptosh dicka te tille, ka kultura te hapura dhe te mbyllura, injoranti eshte injorant qofte i krishtere ateist apo myslyman. Eshte paraqitje fetare, sic eshte mjekra e turbani i sikhve, apo floket dhe veshja e ortodoksve hebrej, etj. Shoqeria e hapur nenkupton tolerance fetare dhe harmoni me vlerat e saj. Cdo civilizim boteror eshte ngritur mbi te tille tolerance qe nga bizanti e deri te otomanet. 

Llogjika tjeter e gabuar qe perdor eshte bashkangjitja e Islamit me terorrin, dhe kete e shfaqe me nje frike pa vend e futja kote. Me shume vdesin nga abortimet ne klinika te papershtatshme per shkak te rrefuzimit te abortit ne Amerike se sa nga terrorizmi i cdo krahu politik qofte. Evropa eshte shkaku i shkaterrimit te Mesdheut, eshte e natyrshme qe vakumi qe politikat e terrorit luftarak te Perendimit kane lene ne keto vende te ngjallin pasoja te tilla. 

Llogjika e gabuar tjeter eshte perdorimi i fjales krishterim. Ka me shume krishterim ne vendet arabe se sa ne evrope. 

Ke aq gabime ne te menduar sa te kam frike. T

Ne gjithe kete mesele nuk kuptohet qarte nje gje. Qe nje femer qe vendos shami ja ka bere detyrim vetes duke besuar me vullnet te lire qe eshte detyrim nga Zoti, dhe jo si propagande ndaj te tjereve. Duke qene keshtu ata pranojne te lene punen sesa te heqin shamine. Pyetja eshte: cfare duan te arrijne keto shtete me keto ligje?

Krejt i thjeshte eshte perfundimi i gjithe kesaj zhurme. Askush nuk ka goje te flase per demokraci, te drejta e ku di une. Franca e revolucionit te famshem, u thote me gojen plote muslimaneve  "ikni nga keni ardhur". Une nuk e di cdo kishin bere arabia saudite sikur te ishte ne vend te frances, por Frances qe iu dha mundesia e beri ligjin nder me diskriminuesit ne historine moderne. Mbase edhe arabet do e benin, mbase do benin me shume, por nuk e dime akoma ama

Mos ngaterroni veshjet e klerikeve me ate te civileve ne profesione te ndryshme.

Murgeshat imamet prifterinjte jane klerike.

Grate myslymane qe vishen jane civile.

Un jam i krishtere por sikur prifterinjte shqiptare do ti fryenin zjarrit qe grate motrat dhe nenat ( civile) tona te visheshin sic vishen murgeshat nqs duan te jene besimtare te mira....

do te isha i gatshem te merrja pjese  ne demostrada edhe jo paqesore me arme ne dore per te kundershtuar kete fund civilizimi. Por ata nuk e bejne kete ne dallim me ndonje hoxhe apo myfti shqiptar qe i bie daulles dite nate per te mbuluar dhe nenshtruar femrat shqiptare nen hijen e nje dogme fanatike dhe radikale.

 

Sa per kete shkrimin lart lexojeni ne frengjisht dhe ne anglisht se kuptoni dicka me shume. 

Mos ngaterroni veshjet e klerikeve me ate te civileve ne profesione te ndryshme.

Murgeshat imamet prifterinjte jane klerike.

Grate myslymane qe vishen jane civile.

Un jam i krishtere por sikur prifterinjte shqiptare do ti fryenin zjarrit qe grate motrat dhe nenat ( civile) tona te visheshin sic vishen murgeshat nqs duan te jene besimtare te mira....

do te isha i gatshem te merrja pjese  ne demostrada edhe jo paqesore me arme ne dore per te kundershtuar kete fund civilizimi. Por ata nuk e bejne kete ne dallim me ndonje hoxhe apo myfti shqiptar qe i bie daulles dite nate per te mbuluar dhe nenshtruar femrat shqiptare nen hijen e nje dogme fanatike dhe radikale.

 

Sa per kete shkrimin lart lexojeni ne frengjisht dhe ne anglisht se kuptoni dicka me shume. 

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.