Po propozimit të Theresa May, Britania në zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahen më 8 Qershor. Deputetët mbështetën thirrjen e kryeministres Theresa May për zgjedhje të parakohshme.

Propozimi i May fitoi me mbi 2/3 e shumicës së nevojshme.

Lideri i opozitës, Jeremy Corbyn akuzoi Theresa May-n se ka ndryshuar mendjen dhe për pasoj ka thyer premtimet mbi një sërë çështjesh.

E bindur se propozimi i saj do të merrte mbështetjen e parlamentit, May deklaroi dje se këto zgjedhje do të ishin një “dritare mundësie” për të mbajtur një sondazh përpara se negociatat e Brexit të nisin në fillim të Qershorit.

“Kam arritur në përfunidmin se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për vitet e ardhshme është që të zhvillojmë zgjedhjet e parakohshme”- tha May.

Zgjedhjet e ardhshme do të mbaheshin në vitin 2020, por një ligj në Britani lejon që të kryhen edhe më herët nëse votojnë 2/3 e deputetëve.

Vendimi i May për zgjedhje të parakohshme vjen pak javë pasi ajo nisi procesin normal të Brexit duke habitur mjaft politikanë britanikë që sapo ishin kthyer nga pushimet e Pashkëve. /LAPSI.AL/ 

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Comments

Nje debile fashiste, ne krye te vendit. Pac fat moj Angli ne shkaterrimin tend. Shkofsh drejt fundit tend sa me shpejt. Ah po, anglezet krenare dhe fodulle nuk do ta pranojne dot, prape fajin do ta kene te huajt.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.