Brexit/ Mogherini: Britania do të humbasë shumë, BE ia del edhe pa ata

Britania do të humbasë tregun numër 1 në botë dhe ekonominë e dytë më të madhe të globit. Ky është arsyetimi i Federica Mogherinit në lidhje me shkëputjen e Britanisë nga BE, pas nisjes së procedurave të Brexit.

Duke i cilësuar si “miq”, Mogherini i bashkohet zyrtarëve të lartë të unionit, si Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i cili thotë se BE-së do t’i mungojë Britania dhe anasjelltas.

Për të balancuar deri diku qëndrimin ndaj largimit të Britanisë, Mogherini shtoi se lidhur me kontributet e anglezëve në operacionet ushtarake, BE mund të jetojë edhe pa ta.

“Kam frikë se miqtë tanë britanikë do të dalin më të humbur se ne nga kjo lëvizje, sepse edhe pas largimit të Britanisë, Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbetet tregu numër 1 në botë dhe ekonomia e dytë më e madhe e globit. Disa mund t’i referohen dhe sigurisë e mbrojtjes. Është e vërtetë, Mbretëria e Bashkuar është një lojtar shumë i rëndësishëm kur vjen fjala tek kjo çështje, por kontributi i anglezëve në operacionet tona ushtarake nuk është më shumë se 5%. Mund të jetojmë edhe pa të”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Federica Mogherini e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në Universitetin Tsinghua të Pekinit. /LAPSI.AL/

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Comments

Po moj bibe komuniste po. Me kujton Nexhmien kur i tha Enverit "Nuk rriten banane ne taracat e bregut te Jonit, por bejme edhe pa to". Kjo debile e vendosur ne ate post si tellall po na tregon sa e parendesishme eshte Britania. Po kur te behet Presidente Marine Le Pen e ta nxjerre Francen nga BE, cdo te thuash? Kafshe.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.