Del video e "vrasjes" së Erdoganit që burgosi rregjizorin turk

Regjisori turk Ali Avci është arrestuar pas shfaqjes së trailerit te filmit “Zgjimi”, film ky i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.

Ngjarjet e këtij filmi rrëfejnë se si do kishte shkuar situata nëse grushti i shteti do kishte rezultuar i suksesshëm.

“Zgjimi” na tregon fundin e epokës së Erdoganit, se si familjarët e tij vriten një nga një deri tek ekzekutimi final, ku Rexhep Taip Erdogan vritet nga një grusht shteti.

Skena finale shfaqet në fund të trilerit, ku Erdogan është i gjunjëzuar dhe nën tytat e armëve pak para se të vritet. Por ky film ka bërë bujë të madhe në një shtet si Turqia ku tashëm është vendosur hegjemonia e Erdogan dhe kështu është arrestuar regjisori i filmit mbrëmjen e kaluar.

I njëjti regjisor, Ali Avci, vite më parë është përgëzuar nga Erdogan për filmin “Udhëheqësi”, film i cili përshkruante bukur karrierën e Erdoganit dhe ngjitjen e tij në postin kryesor të shtetit.

Video: 
Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Comments

Jeni komplet te pasakte 

ju betohem ne cfare te doni qe jeni te pasakte jo per fajin tuaj por ngaqe nuk e njihni turqine

kete skene e ka urdheruar vete Erdogani qe te xhirohet

Ne menyre qe te viktimizohet para popullit

regjizori eshte arrestuar me urdher te Erdoganit se filmit nuk ia vari askush ne kinema

pse bere film te dobet per mua i tha Erdogani

keshtu me pak fjale lapsi.al

Eshte teper komplekse  dhe e nagteruar figura e Erdoganit e nuk mund te matet me kutet e nje lideri demokrat europian. Po keshtu, nuk ka sepse ne Turqi te pretendohet te kemi nje model te njellojte te demokracise se saj, me modelin europerendimor e kjo per shume arsye traditash historike e shkaqesh fetare e mentaliteti te ndryshem me popujt europiane. Ka nje fakt se ajo qe ndodhi ne Turqi nje vit me pare me grushtin e shtetit, nuk ka ndodhur ne asnje vend te Europes se pas luftes se dyte boterore, ndoshta me perjashtim te Shqiperise me "revolucionin bollshevik" te 97-tes. Por ka edhe nje fakt tjeter,se me gjithe kufizimet e politikes demokratike te Erdogan, ai ne vitet e qeverisjes se Turqise, beri nje hop te madh cilesor ne ekonomine e saj e kjo solli edhe shtimin e preferences se pjeses me te madhe te popullit turk, per kete lider, duke shtuar ketu edhe qendrimin e tij te vendosur per te respektuar fene myslimane, nje religjion dominues i ketij vendi. Edhe ne aspektin e politikes nderkombetare, ndryshe nga shume vende te dominuara nga besimi mysliman, Turqia e Erdoganit si antare e NATO-s vec si pararoje e saj ne pikat e nxehta te konfliktit me terroriszmin ekstremist islamik, nuk rreshti se kerkuari qe te beheshte pjese e BE, gje qe i eshte refuzuar ne vazhdimesi me motive jo fort bindese e paragjykuese. Ne kushtet e nje tentative per nje grusht shteti, tipik per vende me demokraci te dobet, ndodhi ajo qe pritej qe Erdogan po mban nje qendrim shume te ashper me "opoziten" qe kurdisi ate grusht shteti, kurse demokracia perendimore pe e injoron grushtin e shtetit, e po meret tani vetem me Erdoganin. Eshte perfolur shume se ai ka bere politike nderhyrese edhe ne Ballkan per interesa te vendit te tij. Po kush na qenke ai shtet i fuqishem qe nuk nderhyn ne vendet me te vogla per te imponuar infuencen e tij ? Kete po e ben Rusia me nje shtet me te fuqishmin ne bote si SHBA apo edhe ne BE e te mos ta beje Turqia ne Ballkanin e pushtuar per pese shekuj prej saj. Te gjitha vendet europiane qe kane pasur koloni te shumta ne kontinentet e tjera, vazhdojne te ushtrojne influencen e tyre ne keto ish koloni e askush nuk kujtohet qe t'ju a vere ne dukje. Padyshim qe kjo nderhyrje ne ish koloni, behet kur keto shtete nuk kane arritur te krijojne nje shtet te mirefillte ligjor e te pamvarur, ku te sundoje ligji e normat e demokracise po sundon krimi e korrupsioni qe kane sjelle varferine. Ndonese jo ne permasat e grushtit te dhunshem te shtetit qe ndodhi ne Turqi, por te habit fakti se edhe ne SHBA po ndodh nje fenomen i pa ndodhur me pare. Opozita e mediat i jane vene presidentit te dale me vota te popullit amerikan, me te gjitha baterite, per ta rezuar nga pushteti, vetem se ai ka dale me nje model politik te ndryshem nga politika e te kaluares pa e provuar fare e pa e lene ate qe te krijoje nje administrate te re qe te realizoje programin e tij ekonomiko politik. E cfare kerkon z.Trump qe i shqetesokerka kaq shume kundershtaret e tij ? Kerkon qe SHBA te ruaj rolin e saj udheheqes te demokracise boterore, qe gjate presidences Obama ra ndjeshem dhe ekonomikisht vendi i tij te forcohet me shume pas goditjes se krizes boterore. Kete po bejne pothuajse te gjithe lideret europiane per vendet e tyre qe e kundershtojne ate.. Ndonese me retorika globaliste, sejcili perpiqet per interesa nacionale pa te cilat askush nuk do te hidhte voten per ta.

rama e erdogan,vuqiq,thaqi e putin qenef sahan ,gjygim legen bashbakan,pis milet hajvan.

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.