Apple publikon iPhone8 dhe iPhone X (FOTO)

Gjiganti i kompanive celulare, Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus and dhe “Apple Watch” seria 3.
Iphone X është pa asnjë buton dhe krejtësisht xham, pikërisht ai smartphone që të gjithë kemi kujtuar se është iPhone8. Ekranet e të dy smartphonëve do të jenë 4.7 inç dhe 5.5 inç. 
iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).
iPhone X hapet me prekje dhe kompania në vend të aluminit për shtëpizë ka përdor çelikun.Ajo po ashtu është rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit. Iphone X do të ketë ekran të ri Super Retina prej 5.8 inç, me 458 piksel për inç.
Ai do të ketë teknologji OLED me kontrast të lartë të rezolucionit dhe do të shfaqë ngjyrat më me tepër precizitet. Po ashtu mbështet videot HDR dhe do të ketë 3d Touch. Për dallim nga modelet tjera, iPhone X nuk do të ketë butonin Home, por do të ketë multitasking për të parë të gjitha aplikacionet që i keni të hapura.

Hapja e tij do të bëhet përmes njohjes së fytyrës- Face ID. Kjo e fundit do të punojë me Apple Pay. Kamera do të jetë e dyfishtë, e vendosur në mënyrë vertikale dhe ka stabilitet të imazhit. Apple pohon se janë shanset në një milion që dikush mund të mashtrojë Face ID. Të gjitha të dhënat për Face ID do të ruhen në pajisje dhe jo në server. Po ashtu, zyrtarë të Apple thanë se Face ID nuk mund të mashtrohet nga fotografët.
Sipas tyre, ky funksion njeh fytyrën tuaj edhe nëse keni kapelë në kokë, ose syza. Çdo herë që shikoni në iPhone, ai detekton fytyrën tuaj, qoftë edhe në errësirë, duke përdorur rrezet IR.
Ja karakteristikat

iPhone 8 
Retina display
procesori A11 six-core, 4 here me eficent , 70 % me i shpejte se A10
I dizenjuar per lojrat 3D
Camerat : 12 mp camera , sensor te rinj, filtra te reja
Kualitetin me te larte te videove per nje smartphone, 4K 60fps

iPhone 8 plus
Retina display
procesori A11 six-core, 4 here me eficent , 70 % me i shpejte se A10
Kamerat : 12 mp dual camera, sensor te rinj, filtra te reja
Kualitetin me te larte te videove per nje smartphone, 4K 60fps

collagesuper.jpg

Caption: 
WWW.LAPSI.AL

Komentet

Add new comment

Filtered HTML

  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Allowed HTML tags: <a> <em> <strong> <cite> <blockquote> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Lines and paragraphs break automatically.