VIDEO/ Partizani humbet 3-1 ndaj Fenerbaçes (shikoni golat)

Partizani është mundur 3-1 në miqësoren e luksit ndaj Fenerbahçes të zhvilluar në Antalja. Ndeshja u dominua nga ekipi vendas falë cilësive që kishte në përbërje. Një fillim krejtësisht i gabuar nga ekipi shqiptar solli 2 gola të shpejtë për miqtë, ndërsa më pas Partizani arriti të kontrollonte më mirë lojën e tyre dhe në fundin e pjesës së parë u mundua që të bënte diçka edhe në fazën sulmuese më anë të Ekuban. Pjesa e dytë kishte ritëm më të ulët edhe për shkak të ndryshimeve të shumta në radhët e të dy skuadrave. Por gjithsesi ishte Fenerbahçe që gjeti edhe golin e tretë me Kojabashi i harruar i vetëm në nga prapavija e Partizanit. Megjithatë, Ekuban u konfirmua përsëri si njeriu-gol i të kuqve, duke realizuar golin e nderit për Partizanin kur regjistrohej minuta e 83 e ndeshjes.

Komentet

Add new comment