Analiza e “Marca”/ Sekreti i Juventus, pse Barcelona nuk bëri një tjetër mrekulli

Këtë herë nuk pati mrekulli. Barcelona provoi, por mori me vete humbjen “knockout” të Torinos. Juventus tregoi se nuk i ngjan fare PSG-së dhe e përballoi intensitetin e lojës së Barçës duke shkuar në gjysmëfinale të Champions League. Luis Enrique hodhi në fushë 11 më të mirët e tij për të përmbysur rezultatin, por eksperienca e juventinëve bëri që skuadra të tregohej e ngadaltë në fushë.

Me një mbrojtje të përbërë nga lojtarë si Alves, Bonucci dhe Chiellini dhe një portier si Buffon, e vërteta është që nuk ishte e lehtë të krijoje raste e megjithatë Barcelona i krijoi të sajat në pjesën e parë. Katalansit bënë gjëra të vështira, por u munguan goditjet e më të shpeshta. Dhe mbi të gjitha: As më shumë dhe as më pak mungoi Messi.

E vërteta është se “Pleshti” nuk u shfaq shumë në pjesën e parë. Me kalimin e kohës së shpërdoruar dhe vetëm në aksionin në të cilin ai u përplas me fytyrë në fushë argjentinasi kaloi i padukshëm në fushë në pjesën më të madhe të lojës. Edhe në këtë rast ishte Neymar që shtyu skuadrën nga krahët.

Braziliani u mundua shumë nga e majta duke ia vështirësuar shumë punën Alves i cili rrallë gaboi. Kështu minutat kaluan dhe rezultati ishte gjithnjë e më larg nga optimizmi i katalanasve. Kur Luis Enrique kërkonte lëvizje nga Neymar pati edhe disa probleme për Buffon, por Bonucci dhe Chiellini neutralizuan me kujdes problemet.

Pas pushimit u shfaq Messi. Kërkoi të zgjidhë rezultatin siç bën shpesh te kjo skuadër dhe kur ajo ka nevojë për të por nuk ia arriti qëllimit. Ose goditje të pasakta, ose goditje nga jashtë zone pa rezultat.

Luis Enrique vendosi të futë Rakitic në vend të Alcacer, por edhe me 4 sulmues ishte e pamundur të kaloheshin 9 burra përpara Buffon. Edhe lëvizjet taktike duke ndërruar lojtarët e qendrës me të krahëve nuk solli rezultat. Humbja e Torinos nuk u pasu nga një mrekulli tjetër dhe ajo me PSG duhet të kujtohet ende.

Në fund, pavarësisht fjalëve të Luis Enrique se pse Barca nuk shënoi në Camp Nou është e qartë se Juventus e ngadalësoi Barcelonën duke e lënë jashtë Europës. Tashmë skuadra duhet të reflektojë për atë që ka ndodhur në muajt e fundit./përshtati nga Marca, lapsi.al/

Komentet

Add new comment