Hetimet/ Ballist Morina do të ngrinte dron në një ndeshje të Serie A

Ismail Morina, i ndaluar në fillim të këtij muaji në Itali, pasi kishte ngritur në fluturim një dron në malin Fasce në Genova, mund të jetë punësuar për të ngritur një flamur provokues në stadium gjatë ndeshjes Genoa-Atalanta.

Hipoteza që po hetohet nga policia e Genova-s, u riafirmua nga kryeprokurorja Francesco Cozzi gjatë dëgjimit të saj në seancën në Komisionin Parlamentar Anti-Mafia, që merret me marrëdhëniet mes tofozerisë dhe mafies, raportojnë mediat italiane.

Ismail Morina, ose Ballisti, njihet si njeriu që ngriti në stadiumin e Beogradit flamurin e Shqipërisë së Madhe gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, në tetor 2015.

Pse shqiptari ishte në malin Fasce duke telekomanduar dronin pikësirisht në momentin kur tifozeria e Genoa-s ishte në një moment përplasjese me presidentin e klubit Enrico Preziosi, pyesin mediat lokale.

Për hetuesit, mund të ishte programuar shfaqja e një flamuri në stadium, me dron.

"Ne jemi duke hetuar çështjen, tha Cozzi, sepse ajo prani duket e çuditshme në momenti e një periudhë tensioni”.

Në Itali, droni është i ndaluar të përdoret në disa zona të caktuara si dhe jashtë orarit të përcaktuar, ashtu siç ishte duke bërë Ballist Morina. 

Komentet

Add new comment