VIDEO/ Alvesh bënte muhabet te stoli i Barcelonës kur nisi loja

Miqësia e Dani Alveshit me ish-shokët e skuadrës te Barcelona mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Juventusit sot. Pak çaste para fillimit të ndeshjes, Alvesh doli nga fusha e lojës dhe shkoi të takonte të gjithë pjesëtarët e stolit të katalanasve.

Braziliani ruan marrëdhënie shumë të mira me ta dhe fjalët që ai u tha, bëri që të qeshnin të gjithë, edhe Luis Enriken. Ndërkohë, ai nuk e kishte kuptuar që ndeshja kishte filluar dhe skuadra e tij ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës.

Sapo e kuptoi, ai vrapoi duke qeshur për të zënë pozicionin e tij në fushën e lojës në një ndeshje që ishte shumë e veçantë për futbollistin i cili u largua nga katalanasit në verën e kaluar.

Komentet

Add new comment