Deklarata/ “Interi mund të blejë Cristiano Ronaldon”

"Interi mund të blejë edhe Cristiano Ronaldon". Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, beson shumë në pronarët e rinj të klubit zikaltër. Ai e ka “shfrenuar fantazinë” duke thënë se Interi ka para që të blejë edhe Cristiano Ronaldon, shkruan lajmi.net.

“Sot kemi pronarë të fortë dhe të qëndrueshëm. Pronarët e rinj kinezë mund të blejnë lojtarët më të famshëm në botë si Cristiano Ronaldo, por s’mund ta bëjmë atë për shkak të fair-playt financiar”, - deklaroi Ausilio.

“Na pret një rrugë e gjatë, që sigurisht kërkon kohë dhe durim. Duhet të bëjmë sa më pak gabime”, - shtoi Ausilio.

Komentet

Add new comment