Flet ylli i Kosovës pas supergolit që shënoi në Danimarkë (Video)

Besar Halimi është shprehur i lumtur me golin e parë në Danimarkë me Brondby.

Broendby e ka mposhtu 4:0 Midtjyllandin në ndeshjen e parë të Superligës së Danimarkës, ku shënoi gol edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, shkruan Gazeta Express.

Halimi shënoi golin e tretë për ekipin e ri, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë aventurën në Superligën e Danimarkës.

Halimi kaloi bukur disa lojtarë për ta finalizuar aksionin në mënyrë të mrekullueshme, duke shënuar një gol tejet të bukur.

Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes për tri pikët dhe golin që shënoi.

“Startuam mirë në ligë. Gjithë ekipi bëri paraqitje fantastike. Për mua është nder të luaj këtu. Është ndjenjë e mirë kur shënon gol dhe për këtë jam i lumtur. Por, më rëndësi ishte fitorja dhe që e nisëm mbarë kampionatin dhe tifozët janë të lumtur”, deklaroi Halimi.

Shiheni edhe njëherë golin e mrekullueshën në linkun poshtë:

https://streamable.com/3igbz

Komentet

Add new comment