Kulisat/ Si po pilotohet Kristiano Panuçi drejt stolit të kombëtares

Tashmë emra të mëdhenjë si Klarenc Sedorf, Valter Zenga, apo Pipo Izagi janë larguar. Presidenti i FShF, Armando Duka ka rrefuzuar edhe kandidaturën prestigjoze që u vetë propozua, suedezin ish trajner të Anglisë Zven Goran Erikson. Dhe në garën e konkurentëve për pasuesin e De Biasit kanë mbetur vetëm dy emra, për të cilët javën tjetër do të vendoset se nga do të anojë peshorja. Ata janë ish mbrojtësi i djathtë i famshëm i Milan AC, Kristian Panuçi, i cili më pas ka pasur një eksperiencë pune si ndihmës i Fabio Kapelos në stolin e Rusisë dhe së dyti, Trajneri i urtë dhe me eksperiencë i  Napolit dhe i shumë skuadrave të tjera të Seria A, Luixhi De Kanio.

Por me sa duket përballë eksperiencës së 59 vjeçarit De Kaneo presidenti i FShF-së do të përzgjedhë kërkesat financiare më të ulta që ka Kristian Panuçi. Burime brenda federatës kanë konfirmuar për gazetën sportive “Panorama Sport” se ish krahu i djathtë i kapelos është më pranë marrjes së stafetës nga italiani tjetër De Biasi. Ai nuk ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare si trajner dhe pikërisht për këtë edhe pretendimet e tij për pagën kanë qenë të limituara. Për të Shqipëria mund të jetë një sfidë që ashtu sikurse u tha pa të drejtë për De Biasin, nëse do të ketë sukses, “do ta ketë atë nga kjo kombëtare”.

Por në këtë rast presioni do të qe më i madh për Armando Dukën. Shpesh i anatemuar nga tifozët, kreu i FShF-së do të mbante përballë tyre të gjithë përgjegjësinë e zgjedhjes së një candidature me shumë risk, që nuk ka njohuritë dhe stazhin e De Kaneos. (Lapsi.al)

 

Skeda e Kristiano Panuçit

1993- 1997 kalon si mbrojtës i djathtë i Milanit të famshëm të Kapelos. merr gjashtë trgofe mes të cilave edhe ligën e Kampioneve

Në janar '97 bëhet lojtari i parë italian që vesh fanelën e galaktikëve të Realit. Do të shpallet edhe në Maditit kampion Europe pas ka fituar një superkupë

Korrik 99 kalon tek Interi i Marçelo Lipit

Gusht 2000 kalon tek Çelsa por luan vetëm 8 ndeshje

Janar 2001 bëhet lojtar i Monaco

Por po atë vit shkon tek Roma ku nuk lë ndonjë gjurmë të madhe

Karrierrën e ka mbyllur në vitin 2010 tek skuadra e Parmës 

Ka luajtur 57 ndeshje me kombëtaren italiane ka shënuar 4 gola

Si trajner i parë ka vetëm eksperiencë të shkurtër dy sezone në Serie B (34 ndeshje) me Livornon

 

Komentet

Comments

turp sikur ka vetem italiane

Add new comment