Telenovela Mbappe/ PSG jep 180 milionë. Më pranë sulmuesit se Reali i Madridit

Real Madridi duket se ka hequr dorë nga Mbappe dhe raportohet se francezi është afër transferimit te Paris Saint Germainit.

Pavarësisht se gjatë ditës së djeshme “BeIN Sports” dhe “Le Parisien” mohuan kalimin e Kylian Mbappes te PSG-ja, duket se marrëveshja është drejt finalizimit.

Raportohet se PSG-ja i ka ofruar lojtarit 12 milionë euro në sezon, por Mbappe preferon kalimin te “Los Blancos” dhe për këtë besohet t’u ketë thënë drejtuesve të klubit spanjoll se dëshiron aq para për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Kështu raporton “OndaCero”, sipas të cilës Real Madridi ka refuzuar menjëherë Mbappen, pasi nuk dëshiron ta bëjë atë më të paguarin menjëherë pas Cristianos, duke parë se është vetëm 18 vjeçar.

“Mbappe kërkoi nga Reali 12 milionë euro neto sepse PSG-ja i ka ofruar aq para. Por, Madridi e refuzoi dhe besohet t’i ketë thënë “Urime dhe shumë fat në PSG”, raporton, “OndaCero”. Por ndryshe nga kolegëtr e tyre spanjollë shkruajnë gazetarët francezëe. Sot sipas të përditshmes L'equipe, "Mbappe do të luajë parnë Neymarit". Ky titull i madh i gazetës sportive (foto lart) justifikohet me ardhjen e gjeniut brazilaian dhe me ambiciet e mëdha që parizianët kanë në ligën e kampioneve. Sipas L'equipe transferimi i Mbappe mund të arrijë deri në 180 milionë euro. 

Komentet

Add new comment