Memushaj me skuadër të re. I bashkohet Gjimshitit

Mesfushori i të kuqve Ledian Memushaj karrierën do ta vazhdoj në Benevento. Sipas Gazzetta dello Sport, skuadra e sapo ngritur në Serie A, Benevento, është një hap larg transferimit të Ledian Memushaj nga Pescara. Gazeta e përditshme sportive italiane shkruan se Benevento dhe Pescara kanë mbetur të përcaktojnë formulën e transferimit të Memushajt. Mesfushori i Kombëtares shqiptare te Benevento do të bashkohet me mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshitin, i cili është huazuar te kjo skuadër nga Atalanta për një sezon.

Komentet

Add new comment