VIDEO/ Ribery prish festën e Bayern, përplaset Ancelotti-n

Kur Bayern humbet nis e flet e gjithë Gjermania, por edhe kur fiton gjendet dikush që prish festën. Bavarezët fituan pastër 3-0 ndaj Anderlecht në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League, por kjo fitore nuk ka fshehur përplasjet dhe inatet brenda në skuadrën e trajnerit italian Carlo Ancelotti. Në minutën e 77-të ai vendosi të nxjerrë nga fusha francezin Franck Ribery, por ai është sjellë në një mënyrë që nuk ka lidhje me një profesionist. Fillimisht ka injoruar daljen nga fusha megjithëse ka parë në tabelë numrin e tij. Më pas është nisur ngadalë drejt pankinës. Nuk ia ka dhënë dorën trajnerit, por hoqi bluzën dhe e flaku në stol. Pak minuta më vonë, asistenti i trajnerit Carlo Ancelotti shkoi tek ai për ta qetësuar, por Ribery ka vijuar me të tijën. Në fund të ndeshjes, trajneri italian u pyet rreth kësaj ngjarjeje. Ai e pranoi se çdo lojtar dëshiron të luajë tërë kohën, por insistoi se nuk do të lejojë sjellje të tilla në publik. “Ribery ishte i ndëshkuar me karton të verdhë, prandaj vendosa ta mbroja dhe ta pushoja. Ai u zemërua, por ai nuk mund të reagojë në atë mënyrë”, - ka thënë Ancelotti./lapsi.al/

Komentet

Add new comment