VIDEO/ Rrezikon Higuain, u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës

Sulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain rrezikon pezullimin nga Liga e Kampionëve pasi është filmuar nga kamerat duke u treguar gishtin e mesit tifozëve të Barcelonës gjatë humbjes së Juventusit në Camp Nou. Ai u fishkëllye kur u zëvendësua në fund të i ndeshjes të cilën Juventus po e humbiste 3-0. Duke shkuar në pankinë “El Pipita” është kapur nga kamerat duke u drejtuar gishtin tifozëve. Argjentinasi nuk ka qenë i pëlqyer në Barcelonë edhe kur luante te Real Madrid. UEFA mund të marrë një vendim të ashpër ndaj argjentinasit, për shkak se për një gjest të tillë ai është ndëshkuar edhe në të kaluarën.

Komentet

Add new comment