Kush sheh porno bëhet budalla

“Të shohësh porno shpesh bëhesh budalla”, - shprehen shkencëtarët. Një studim gjerman nga Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzor, vërtetoi se meshkujt që shohin shumë porno kanë në përgjithësi një inteligjencë më të ulët që matet me cilësinë e Striatumit.

Striatum është pjesa e trurit që procedon me “shërbimin dhe zhvillon motivimin”, thonë shkencëtarët të cilët besojnë se pornografia dëmton pikërisht këtë funksion.

Shkencëtarët kanë provuar se dëmtohet më shpesh kjo zonë tek ata meshkuj që shohin shumë porno se tek ata që shohin rrallë, transmeton BW. Nuk përcaktohet saktë se cila pjesë pornografike shkakton më shpesh zvogëlim të trurit, por kjo ndodh tek personat që shohin shumë imazhe pornografike. Autorja e studimit thekson se striatum është më pak aktiv tek personat që konsumojnë tepër imazhe seksuale.

“Kjo pjesë e trurit është shumë aktive por tregon aktivizim të pakët tek personat që konsumojnë shumë pornografi”, tha Dr Kühn. Studimi përfshiu 64 meshkuj të moshës 21 deri në 45 vjeç. Tek këta meshkuj u analizua zakoni i të parit pornografi dhe reagimi i trurit ndaj imazheve pornografike. Nuk është vërtetuar nëse porno shkatërron nervat e meshkujve, por është e drejtë të thuhet se ka një lloj efekti tek ata. Sipas studimit, meshkujt që shohin tepër porno duken si budallenj.

Komentet

Add new comment