Brenda azilit të prostitutave në Meksikë (FOTO)

Një fotografe franceze ka kapur portretet e ish-punonjëseve të seksit në një azil në Meksikë.

Fotot janë pjesë e një projekti 8-vjeçar të Benedicte Desrus, e cila shkoi në Casa Xochiquetzal, aty ku jetojnë femra të moshës mbi 55 vjeç, të cilat i kanë shpëtuar më në fund rrugës.

Të gjitha fotografitë e grave janë bërë nga viti 2008 në vitin 2016 dhe janë përmbledhur në librin “Dashnoret më trime”.

Casa Xochiquetzal ka qenë më parë një muze boksi. Hapësirat e mëdha të godinës janë rehatia e parë që gëzojnë ish-prostitutat pas shumë vitesh dhune, shfrytëzimi dhe pasigurie ekonomike.

Kjo shtëpi është hapur nga Carmen Munoz, e cila ka qenë edhe vetë punonjëse seksi. Ajo e mori iniciativën pasi pa disa prostituta duke fjetur nëpër kartona rrugëve. Pas 20 vitesh “luftë”, e bindi në fund qeverinë që ta hapte azilin, ku tashmë jetojnë rreth 300 femra.

Azili mbahet nga donacionet publike dhe fondet që vijnë nga artistet dhe shkrimtaret./tch 

 

Komentet

Comments

...fati apo zgjedhja e jetes/!?!!!?!!?

Add new comment