Si të zbuloni nëse partneri juaj ju tradhëton

Nëse jeni femër dhe dyshoni se partneri iu tradhëton, me keqardhje ju themi se keni të drejtë.

Është e provuar se 85 përqind e femrave të cilat mendojë se partneri nuk po tregohet besnik kanë të drejtë, ashtu sikurse edhe 50 përqind e dyshimeve të meshkujve janë të sakta. Duke folur për “The Independent”, investiguesi privat Leon Hart tha se intuita e një femre është shumë rrallë herë e gabuar.

Të njëjtën gjë e pohon edhe një tjetër hetues me bazë në New York, i cili shprehet se çdo femër që ka shkuar tek ai me dyshimin se partneri e tradhëtonte, kishte të drejtë.

“Kur vijnë tek unë, ato e dinë gjithmonë, por thjeshtë duan prova”, tha Miguel Rodriguez për Bravo TV.

“Duan gjithmonë që t’i besojnë bashkëshortëve të tyre, por e dinë të vërtetën dhe duan ta provojnë. Kjo do t’i japë atë për të cilën kanë nevojë, prova. Fotot, videot nuk gënjejnë”, thotë ai më tej.

Ndaj nëse keni dyshime, sipas Rodriguez shihni për këto të tregues:

Mungesë interesi për marrëdhënie intime

Pëshpëritje në telefon

Më shumë mbrëmje jashtë me miqtë

Ndryshim të fjalëkalimit të kompjuterit apo telefonit

Një histori e pastruar në mënyrë të vazhdueshme të lundrimit në internet

Më shumë kohë jashtë shtëpisë

Të ardhurit në shtëpi vonë

Aroma e parfumit

Nëse një mashkull e ka bërë një gjë të tillë për tre – katër javë me radhë, sipas ekspertëve gjasat janë që po ju tradhëton./tvklan.al

Komentet

Add new comment