Nga ëmë e bijë, kthehen në baba dhe vajzë (FOTO)

Një baba dhe një vajzë transgjinore nga Michigan kanë treguar historinë e tyre frymëzuese rreth transformimit të pabesueshëm.

Corey Maison kuptoi kur ishte vetëm 15 vjeç se dëshironte që  të kishte lindur vajzë. Por, ndërkohë dhe nëna e saj vuante nga i njëjti shqetësim  në lidhje me identietin gjinore. “Ndihesha vazhdimish e trishtuar dhe e nevrikosur. Nuk dija si ta zgjidhja këtë gjë. E urreja trupin tim, madje ndihesha e turpëruar prej tij. Sinqerisht, mendoja se ishte diçka që më ndodhte vetëm mua. Dukej sikur diçka nuk shkonte me trurin tim”, tregon adoleshentja për revistën People.

Ndjesia se trupi i tij nuk i përkiste e detyroi Corey-n të braktiste shkollën dhe të studionte në shtëpi. Prindërit e fëmijëve të tjerë ankoheshin se nuk mund t’i linin fëmijët e tyre me të. Kështu që në vitin 2015, Corey nisi të konsumonte hormone, ndërkohë që nëna e tij nisi të merrte testosteron pak kohë para se t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e gjoksit.

Komentet

Add new comment