Mashtrimi me avionët “low cost” nga Tirana

Prej vitesh qeveria shqiptare propogandon se po bën çështë e mundur për të bërë më të lira udhëtimet me avion nga Shqipëria dhe drejtë saj. Dy kanë qënë premtimet kryesore. I pari hapja e aeroporteve të reja për linjat loë costs dhe e dyta futja e këtyre linjave në vend. Ndërkohë që nga aeroportet e Shkupit dhe Podgoricës, mund të fluturosh drejt Barcelonës, Berlinit, Amstërdamit dhe Parisit edhe me 34-40 euro në shqipëri duhet të paguash një çmim tre katër herë më të lartë.

Kjo po ndodh edhe me linjën më të re ajrore që u hap me shumë pompë duke propoganduar tarifa konkuruese.

Kur filloi fluturimet nga Tirana në Budapest dhe anasjelltas Wizz Air propogandoi një çmim 33 euro. Por sot është e kotë të kërkosh të udhëtosh me një tarifë të tillë. Viletat janë katërfishuar. Të tilla çmime aplikon edhe francezia Transavia. Përpos udhëtimeve Tiranë- Paris nga 10 maji Transavia ofron udhëtime direkt nga Tirana në Amsterdam.

Por, sa kushtojnë biletat dhe si janë ato krahasuar me vendet e tjera të rajonit për të njëjtat destinacione?

Revista Monitor ka bërë një kërkim në linjat përkatëse për udhëtimet vajtje-ardhje në muajt e verës, ku rajoni rezulton sërish shumë më i lirë.

Në Budapest

Nga Tirana në Budapest, janë dy data nisjeje dhe kthimi çdo javë, të mërkurën dhe të dielën.

Bileta më e lirë vajtje ardhje është 85 euro (por kujdes nese keni në dorë një çantë me te madhe se ajo e shpines paguani 40 euro plus vetem per vajtje) dhe këtë mund ta gjeni vetëm për nisje në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit (bileta e vajtjes është vetëm 20 euro, por është kthimi ai që kushton tre herë më shumë).

Më pas biletat shtrenjtohen dhe kushtojnë 127 euro, apo edhe 210 euro në fillim të korrikut.

Bileta më e lirë që mund të gjesh në korrik është 145 euro (vajtje-ardhje).

Nga Shkupi është shumë më lirë të shkosh në Budapest.

Për ikje në 31 maj dhe kthim në 4 qershor, udhëtimi vajtje- ardhje është vetëm 29 euro (1789 dinarë maqedonas).

Në qershor bileta kushton maksimumi 41 euro dhe në korrik  44-48 euro (vajtje-ardhje).

Nga Shkupi, përveç Budapestit,  Wizz Air ka gati 30 destinacione të tjera.

Edhe nga Prishtina, që ka filluar fluturimet pothuajse njëkohësisht me Tiranën, Budapesti është më i lirë.

Një biletë vajtje ardhje, për nisje në 29 maj dhe kthim në 5 qershor, kushton 40 euro, ndërsa edhe në korrik mund ta gjesh me më pak se 50 euro.

Në Amsterdam

Në Amsterdam, në ditën e parë kur fillojnë fluturimet nga Tirana, në 10 maj dhe kthim në 15 maj, bileta kushton 170 euro.

Fluturimet me linjën Transavia, janë tre herë në javë, të hënën të mërkurën dhe të premten.

Në maj, udhëtimi më i lirë është në 17 maj, nisja nga Tirana dhe kthimi në datën 19 maj, ku bileta vatje- ardhje kushton 86 euro, ndërsa nëse zgjedh kthimin me datën 22 maj shtrenjtohet në 146 euro.

Në korrik biletat shtrenjtohen ndjeshëm.

P.sh për vajtje në datën 21 korrik dhe kthim në datën 24 korrik, kushton 247 euro.

Edhe në gusht janë po kaq të shtrenjta.

Biletat për në Amsterdam fillojnë e bëhen më të lira vetëm në shtator, ku, nëse prenotoni sot mund të gjeni fluturime që kushtojnë 78 euro (p.sh për vajtje në 20 shtator dhe kthim në datën 25 shtator).

Fluturimet janë të programuara deri në tetor, ku çmimet janë relativisht të njëjta me shtatorin.

Transavia ofron dhe fluturime direkt drejt Parisit (Orly).

Në qershor, bileta më e lirë vajtje ardhje kushton 147 euro.

Në korrik çmimi shtrenjtohet ndjeshëm në 192 euro deri 248 euro.

Në Paris mund të shkohet dhe nga Prishtina me Easyjet.

Për nisje në 27 maj dhe kthim në 31 maj bileta kushton 88 euro.

Në korrik bileta shtrenjtohet në 192 euro.

Nga shtatori, Parisi është i arritshëm përmes Prishtinës me 71 euro.

Komentet

Comments

nuk eshte e vertete, varet nga periudha, une e preva bileten tirane-budapest vajtje-ardhje 48 euro per ne 21 maj, e preva online nepermjet faqes se wizzair.com sa qejf qe keni te keqinformoni pa e ditur si eshte realisht..

po kur ishte basha minister pse sbete ndonje artikull per panorama air lines?!!

Pas komenteve te enit dhe eles, tani do vijojne komentet e eres, edit dhe enos... te kuptohemi kundra investigimit

Ne pellasim vetem per festa kombëtare.... Popull krimb

s'eshte e vertete: tirane Amsterdam vajtje ardhje dy persona 156€ qershor

Po pse more njerez mos them epitete ende nuk e dini qe ketu vetem nje gje eshte devize: rrjepeni popullin . Kush jane keta qe tregojne cmime te lira??? Farmak jane. Po si duket atyre qe thone lire ,skane nxjerre asnji lek me pune.

Add new comment