Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë i mbijetoi Holokaustit!

Ka ndërruar sot jetë burri më i vjetër në botë. Yisrael Kristal, i cili i mbjetoi Holokaustit, u nda nga jeta në moshën 113-vjeçare. Vetëm një vit më parë, ai mori rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore i ka marrë jetën.

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” – kishte thënë.

Komentet

Add new comment