Sfilata nudo në Kopenhagen (FOTO)

Nëse merrni pjesë në një shfaqje mode, do ju falej totalisht nëse mendonit se do të shikonit modelët teksa ekspozonin veshjet e koleksionit më të fundit të ndonjë stilisti.

Megjithatë, disenjuesi danez Nicholas Nybro mori vendimin e çuditshëm për të nxjerrë në pasarelë modelët e tij komplet nudo gjatë javës së modës në Kopenhagë.

Sipas tij, ky vendim kishte si qëllim t’i kushtonte një “tribut trupit njerzor” dhe sigurisht nuk kishte asgjë për t’i lënë vend imagjinatës. Nybro shpjegoi se lakuriqësia e shfaqjes së tij nuk kishte asnjë qëllim provokativ, por më tepër ishte si një kujtesë se të gjithë janë të bukur para se të veshin trupin e tyre me rroba. Një tjetër element interesant ishte se gjithë trupat e modelëve nudo, ishin trupa krejt normalë dhe aspak me karakteristikat që duhet të ketë një model.

cc.jpg

Komentet

Add new comment