VIDEO/ Reagimi i një fëmije kur sheh hijen e tij për herë të parë

Një video e këndshme është publikuar në internet, që shfaq një vogëlush duke “luajtur” me hijen e tij të cilën e vëren për herë të parë. Videoja, e incizuar në një shtëpi në Filadelfia, SHBA shfaq 2-vjeçarin duke kërcyer i gëzuar përreth murit, në tentim për t’u fshehur në qoshe. Kur e kupton se forma para tij është duke e imituar atë, ai vendosë të shohë se deri sa larg mund ta shtyjë atë, transmeton Gazeta Express.

Komentet

Add new comment